Familjarët e
Nesim Hoxhës, shprehen se gjyqtari i Gjykates së
Përmetit Dritan Hasani, në bashkëpunim me Prokurorinë Përmet si dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore Tiranë, po përgatisin hapin e rradhës për të nxjerrë të lirë killerin e
Përmetit Alban Voda, i cili në 5 mars
2017">
2017 vrau duke i prerë kokën 66 vjecarit
Nesim Hoxha në fshatin Ujëmirë në Bashkinë Këlcyrë.
Sipas familjareve te viktimes zyrtarët të drejtësisë po përdorin si formë për lirimin e
Alban Vodës, përgatitjen e një raporti mjekësor-shprehet i irrituar vëllai i viktimës Shyqyri
Hoxha i cili premton se nuk do ta lërë me kaq këtë cështje.
Vëllai i viktimës kërkon nga Ministria e Drejtësisë dhe organizmat shtetërore, parandalimin e këtij skandali në të kundërt do të shkohet drejt vetgjyqësisë.
Ngjarja e ndodhur në 5 mars të
2017">
2017, bëri bujë të madhe pasi ishte e padëgjuar dhe e paparë në këtë fshat vrasje e tillë.
Alban Voda, për motive të dobëta goditi disa herë me thikë 66 vjecarin
Nesim Hoxha duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ky veprim u konsiderua i ndërmarrë në kushtet e depresionit pasi ish komandoja i Afganistanit, ishte nën efektin e lëndëve psikotrope.
Shtuar më 07/10/2019,
ora 10:39