I premtuan shpërblim, por nuk ia dhanë: Mjekët dhe infermierët në Lezhë nisin protestën
Infermierët dhe mjekët e Urgjencës në Lezhë kanë nisur të protestojnë pasi nuk kanë marrë shpërblimin që u është premtuar nga kryeministri Rama.

Disa prej tyre janë shprehur për ABC Neës:

“Na u premtuan 1000 euro dhe na dhane 5000 lek. Refuzojmë këtë shpërblim që ua kalojmë familjeve në nevoje. Ne do të vijojme punen pavarsisht rrezikut. Eshte absurde ajo që na u dha nga ajo që na u premtua.”

Ata thonë se nuk e duan shpërblimin dhe se do ua japin fëmijëve në nevojë. Në Lezhë deri më tani janë të konfirmuara 14 raste me Covid-19 dhe asnjë rast vdekjeje.


Shtuar më 07/04/2020, ora 08:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori