I plagosuri tek Komuna e Parisit "kyç gojën" në Polici
Plagosja në Komunën e Parisit akoma nuk është zbardhur nga Policia e Tiranës.

26-vjeçari Enea Teqja u plagos mbrëmjen e së mërkurës për arsye që akoma nuk dihen.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një zënke mes një grupi të rinjsh, që më pas ka agravuar në përdorimin e armës dhe në drejtim të të riut është qëlluar tri herë, por fatmirësisht ka shpëtuar, pasi vetëm një plumb e ka kapur në këmbë.

Grupi hetimor ka marrë edhe dëshminë e parë të të plagosurit, i cili nuk ka dhënë emra dhe shumë detaje mbi autorët, duke ngritur dyshimet se nuk do që të bashkëpunojë me Policinë. /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2019, ora 19:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori