EMRAT/ Ministria e Jashtme zbardh identitetet, këta janë 4 shqiptarët që mbetën viktima nga aksidenti tragjik në Greqi

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar këtë të shtunë se ndër viktimat që shkaktoi aksidenti tragjik hekurudhor në Larisa të Greqisë, 4 janë shqiptarë.

Në njoftim thuhet po ashtu se po pritet përgjigjia e ADN-së së një shqiptari tjetër.

“Pas komunikimit me autoritetet greke, MEPJ bën me dije se në rradhët e viktimave të aksidentit tragjik hekurodhor në Larisa konfirmohen deri më tani katër shtetas shqiptarë dhe me origjinë shqiptare: Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo, Joanis Xhollas, Klaudia Lato.

Pritet përgjigja e ADN për një tjetër shtetas shqiptar të deklaruar “i zhdukur” nga familja dhe policia greke. MEPJ i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve”, thuhet në njoftimin zyrtar të MEPJ.


Shtuar 4.03.2023 16:14