I peshojnë 7 çështje mbi krye, i vihet shiriti banesës së kryeprokurores së Durrësit
Tërmeti i 26 nëntorit nuk ka kursyer as banesën e kryeprokuroresDurrësit, Anita Jella.

Jella është edhe pjesë e grupit hetimor që heton çështjen e tërmetit të 26 Nëntorit.

“Mes banorëve të larguar nga ky pallat në lagjen numër 5 është edhe kryeprokurorja e Durrësit e cila është pjesë e grupit hetimor që po heton çështjen e tërmetit. Këtë gjë ma thonë banorët e ndërtesave përbri pallatit të braktisur, transmeton gazetarja Hoxha.

Në lidhje me grupin e hetimit, ditën e sotme, sipas burimeve jo zyrtare, ka vendosur të bashkojë në një dosje të vetme 7 cështje, 7 shembje godinash në të cilat pati viktima dhe konkretisht:

1.Shembjen e ish Tropikalit
2.Mira Mares
3.Ish vila Palmës
4.6 katëshit te stadiumi
5.Shembjen e godinës 4 katëshe te ish këneta, banesa e familjes Lala
6.Godina e shembur nga tërmeti te lagjja e njohur si ‘Dy gjelat’
7.Godina brenda kavalishencës ku humbi jetën zyrtari i policisë së shtetit”, u shpreh gazetarja

I peshojnë 7 çështje mbi krye, i vihet shiriti banesës së kryeprokuroresDurrësit
Shtuar më 06/12/2019, ora 12:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori