I përmendin emrin në emision, Aida Shtino reagon ashpër ndaj Arbanës (FOTO LAJM)

Më 14 Mars, në emisionin e Arbana Osmanit "Dua të të bëj të lumtur" pas 53 vjetësh një burrë takoi për herë të parë nënën e tij.

Mes të tjerash dhe i emocionuar zotria ka deklaruar se nënënAida Shtino nuk ja gjeti ja mundësoi ta takonte emisioni i Arbana Osmanit.

Këtë deklarat nuk e ka pritur aspak mirë moderatorja Aida Shtino e cila ka reaguar publikisht ku thekson mes të tjerash mungesën e profesinalizmit të "Dua të të bëj të lumtur".

“Unë gëzohem shumë që ky zotëri e gjeti nënën biologjike, por gazetarët e emisionit që përgatisin këtë emision, duhet të investigojnë kur përmendin emisione dhe emra.

E çuditshme se në 4000 raste të humburish që kam pasur të denoncuar në emisionin tim, ky zotëria në fjalë nuk ka qenë asnjëherë!!!”

Ajo vijon të shprehet se po përbaltet emri i saj dhe i emisionit, falë të cilit janë gjetur 1600 të humbur.

Më tej Aida kritikon emisionin e Arbana Osmanit, për të cilin thotë se nuk e respekton etikën dhe ndjenjën njerëzore.

“Nëse ky është profesionalizëm s’di çtë them… Nuk respektohet asnjë kod etike dhe asnjë ndjenjë njerëzore, për të cilën ata njerëz kanë vuajtuar një jetë”, shprehet Aida.

Shtuar më 27/03/2020, ora 11:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori