I përfshirë në trafikun e narkotikëve, lihet në burg Rexhep Ipek
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur zbatimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për të ekstraduarin nga Bullgaria, shtetasin turko-shqiptar Rexhep Ipek.

Ipek është ekstraduar nga Bullgaria më 21 Janar të këtij viti, pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar në Shtator të 2019, së bashku me 31 persona të tjerë, në kuadër të operacionit Limit. Sipas News 24 Rexhepi ishte personi i fundit që nuk ishte arrestuar dhe tani më pritet gjykimi i tyre në themel.

49-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafik i narkotikëve, kryer në formën e posaçmegrupi kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ndërkohë të kontaktuar nga mediat, avokatët e Rexhep Ipek, Arbër Hoxha dhe Avokat Dritan Metani u shprehën se: “Gjykata duhet të mbante parasysh jo vetëm rrezikshmërinë e faktit, por edhe atë të autorit, sidomos për fazën procedurale në të cilën ndodhet procesi dhe ndaj vendimit do ushtrojmë ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit”.
Shtuar më 24/01/2021, ora 10:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori