"I pashë që kapardiseshin nëpër ministrira", Aurela Gaçe reagon për studentët (FOTO LAJM)

Pëlqej
Prej 14 ditësh studentët">studentët janë në protestë, kundër parregullsive dhe problematikave që hasin në Universitete.

Studentët">Studentët kanë bër që e gjithë vëmendja të kthehet nga ata, por megjithatë Kryeministri Rama ende nuk ëhstë bindur që të plotësoje 8 kerkesat e tyre.

Në lidhje me këtë çështje ka dhënë mendimin e saj edhe këngëtarja Aurela Gaçe e cila ka rrëfyer se si është zhgënjyer nga protestuesit e dikurshëm.

Këngëtarja komentoi krahas një videoje që ka publikuar blogeri Olti Curri në Instagram, ku shihen studentë nga e gjithë bota që mbështesin me pankarta studentët">studentët shqiptarë.

“Shumë emocionuese. Uroj që të mos përfitojë askush me kauzën e me ata studentë që dalin me të vërtetë për të drejtat e tyre. E them këtë, sepse historia përsëritet. Ata që luftojnë për të drejtat, mbase marrin diçka, ndërkohë që të tjerët fitojnë shumë.

Një herë, pa asnjë bindje politike, u përfshiva me disa studentë të Akademisë së Arteve, e ciç ishin në mësim, e lamë dhe u bashkuam me të tjerë. Unë isha shumë naive të besoja se ata që ishin në krye të studentëve kërkonin disa të drejta të studentëve...

Pas disa muajsh, i pashë ata që më kapardiseshin nëpër ministrira, kishin zënë karriget. Zhgënjimi i madh për shpirtin tim. Uroj që të mos u ndodhë kjo gjë atyre që besojnë tek e drejta për të arritur rezultate në shkollë...” – përfundon Gaçe.
Shtuar më 17/12/2018, ora 14:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori