I njohur ndryshe si "korçari", kush ishte shenjestra e atentatit të dështuar në Elbasan
Një atentat i dështuar ka prishur qetësinë në qytetin e Elbasanit ditën e sotme.

Policia deri tani ka shoqëruar dhjetë dëshmitarë okularë të atentatitdështuar në zonën e stadiumit në Elbasan, të cilët kanë qenë aty kur u qëllua me breshëri ndaj një makine në lëvizje.

Mësohet se objektivi i atentatit ka qenë Ervis Çausholli, i cili ka mundur t’i shpëtojë plumbave.

Çausholli, i njohur ndryshe edhe si “korçari” është një emër mjaft i njohur për policinë në Elbasan, pasi rezulton të jetë i përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale në qytet.

Ky i fundit u padit në shkurt të këtij viti nga një qytetar për dhunë pasi e ndaloi me makinë duke tentuar ta nxjerrë prej saj, ndërkohë që e goditi edhe me grushte.

Ngjarja ndodhi në mes të qytetit të Elbasanit dhe u kap nga disa kamera sigurie. Më pas, personi i dhunuar shkoi në polici për të bërë denoncimin. Pas denoncimit, ai deklaroi për mediat se ishte kërcënuar nga një tjetër person, i afërt i Çaushollit për ta tërhequr ç’ka kishte thënë para oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Shtuar më 25/11/2020, ora 13:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori