Njeriu më i pasur i Britanisë “në telashe”, ndërton pa leje fabrikën e prodhimit të mjaltit në shtëpinë e tij të pushimit

Njeriu më i pasur në Britani Sir Jim Ratcliffe, ka ndërtuar pa leje një fabrikë të prodhimit të mjaltit në mjediset e shtëpisë së tij në New Forest që kushton 6 milion £. Pronarit gjigantit të kimikateve Ineos iu dha leja për të prishur një shtëpi dhe vilë dhe për të ndërtuar dy të reja të kompletuara me një shtëpi verore luksoze në vendstrehimin e tij buzë plazhit në New Forest.

Por ai u përplas me zyrtarët e autoritetit lokal të planifikimit pasi shtoi pa leje dy kasolle të mëdha në kopësht, njëri prej tyre fabrikë ku prodhohet mjaltë, shkruan Daily Mail.

Sir Jim, 70 vjeç, tani ka aplikuar për miratim retrospektiv për strukturat e paautorizuara pasi u përball me vendimin se duhet t’i prishë ato. Ai gjithashtu dëshiron të bashkojë dy pronat e mëparshme në një, dhe ka aplikuar për ndryshimin e përdorimit të një vile ku strehonte stafin e tij.

Por Jim nuk mjaftohet me kaq pasi ka plane të tjera. Ai ka planifikuar gjithashtu se do të ndërtojë një fushë tenisi, një mbjellës rrethor të ngritur me traversa druri, një pjergull me rreze lisi me një hark trëndafili në me truall prej shtatë hektarësh, e cila shtrihet në Parkun Kombëtar të Pyjeve të Re. Mbështetësi i zjarrtë i Brexit, pasuria neto e të cilit vlerësohet në rreth 12 miliardë paund, në vitin 2020 zhvendosi rezidencën e tij zyrtare nga Hampshire në Monako, duke i kursyer vetes rreth 4 miliardë paund në vit taksa.


Shtuar 11.11.2022 16:25