I mbushin xhepin mjekëve, shqiptarët të parët në rajon (FOTO LAJM)

Gjysma e shqiptarëve që përfundojnë në spitalet apo qendrat shëndetësore të vendit paguajnë ryshfet për të marrë shërbimin shëndetësore. Përfundimi ka ardhur nga barometri i Ballkanit, një vrojtim i kryer nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal.

Sipas vrojtimit, gjatë vitit të kaluar 50 për qind e shqiptarëve që u paraqitën në spitale apo qendrat ku ofrohet shërbim shëndetësor, paguan para nën dorë për tu kuruar. Kjo shifër është gati 5 herë më e lartë se sa ajo e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Sipas barometrit, në vendet fqinje pjesa e qytetarëve që raporton se ka dhënë ryshfete për tu kuruar varion nga 10 për qind që është në Bosnje deri në 12 për qind, në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

Por shëndetësia nuk është i vetmi shërbim publik,, për të cilin qytetarët detyrohen të paguajnë para nën dorë për ta përfituar. Edhe në sistemin arsimor, ndodh e njëjta gjë, ndonëse me një intensitet më të ulët.

Sipas barometrit, vitin e kaluar 13 për qind e qytetarëve shqiptarë kanë paguar ryshfete në shkolla apo institucionet e tjera të sistemit arsimor, në një kohë që në vendet e rajonit kjo shifër varion nga 2 deri në 6 për qind.

Vrojtimi i barometritBallkanit tregon se Shqipëria është vendi më nivelin më të lartë të korrupsionit, thuajse në të gjitha fushat dhe institucioneve publike, përfshirë ato që janë në varësi direkte të qeverisë./tch/
Shtuar më 12/07/2019, ora 21:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori