Tërmeti i shoi gjithë familjen, i mbijetuari: Do bëhesha gjysh, por nuk jam as baba
Tërmeti i 26 nëntorit do i shuante familjen Albert Carës. Sot, një vit pas tërmetit tragjik Cara vijon ta përjetojë si atëherë dhimbjen e humbjes së gjithë familjes.
Ai ka rrëfyer me lot në sy për “Neës 24”, se si pa vajzën e vogël dhe djalin që i zunë rrënojat.
Pengu më i madh për Alberit Carën ishte se
nusja dhe djali me
tërmetin e parë që kishin ndjerë kishin dalë dhe kishin shkuar në kafe deri në orën tre, më pas ishin kthyer.
Me dhimbje të madhe dhe i përlotur ai tha se teksa pritej të bëhej
gjysh se
nusja e tij ishte 2 muajshe shtatzënë, tani më nuk është as
baba.
“Atë natë ra i pari i lehtë nga ora 8, Miri dhe
nusja Stela ka ndenjur në kafe deri nga ora tre. Ajo që më ka ngelur pishman është pse u kthyen. Unë dola në koridor, kur ra tërmeti,
nusja me djalin të përqafuar ishin në një kollonë, ndërsa dy fëmijët e vegjël nuk po ngriheshin dot në këmbë për shkak të lëkundjeve. Ka qenë tmerr e kujtoj nuk e di sesi po e përballoj. O zot thash u luta. Dy të vegjëlit më ikën para syve. Nga kati i pestë rash në katë të parë. Gruja më ka lënë sakat, e kisha shok kishim një marrëdhënie të jashtëzakonshme. Kur mendova se arrita gjithçka mu shkatarrua gjithçka. Do bëhesha
gjysh,
nusja ishte dy muajshe shtatzënë, por nuk jam as
baba,” tha ai.
Albert Cara humbi në
tërmetin e 26 Nëntorit tre fëmijët, gruan, të fejuarën e djalit, nusen e xhaxhait dhe mbesën. Pasi u nxorr nga rrënojat, ai u nis drejt Italisë, ku qëndroi për më shumë se dy muaj për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore. Lajmin për humbjen e familjes ai e mori pasi u kthye në Shqipëri. Tashmë banon në Kamëz, në një apartament të cilin ia ka dhuruar qeveria. /Opinion.al
Shtuar më 26/11/2020,
ora 10:58