I martuar me oficeren angleze dhe me tre fëmijë, shqiptari kapet me "të bardhë" në Britani
Ky që shihni në foto është Julian Agalliu, një 45-vjeçar shqiptar i arrestuar në Angli.

Agalliu rezulton një prej 750 të arrestuarve në këtë shtet dhe kjo erdhi si rezultat i një operacioni masiv ndërtuar pas hyrjes në serverat e telefonave të kriptuar.

45 vjeçari rezulton i martuar me oficeren e policisë Rasvinder Agalliu, 43 vjeç. Ai u arrestua në Hadley Wood, afër Enfield, në veri të Londrës ndërsa mbi të rëndon akuza e trafikut të kokainës. Juliani dhe Hadley kanë tre fëmijë së bashku.

Në kontrollin e bërë në shtëpinë e tyre iu gjetën 10.000 stërlina cash. Mes të arrestuarve në këtë rrjet ka rezultuar edhe një shtetas tjetër sërish me nënshtetësi shqiptare.
Shtuar më 24/08/2020, ora 09:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori