I ktheu shtëpinë përmbys, çfarë zbuloi policia te të rinjtë
Policia vazhdon akoma kontrollin nëpër banesa në kuadër të operacioneve për zbulimin e rasteve të mbajtjes së lëndëve narkotike në banesa.

Të paktën 5 kg lëndë narkotike kanabis janë sekuestruar në një banesë, ndërkohë që njëri prej poseduesve është arrestuar.

Sipas policisë, poseduesi tjetër është shpallurkërkim.

I arrestuari është shtetasi me inicale A.D 45 vjeç, ndërkohë që në kërkim është shtetasi L.D 20 vjeç.

NJOFTIMI

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve si për kapjen e personave të shpallurkërkim, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë vijuar kontrollet e pandërprera të territorit dhe në banesa ku mund të fshiheshin persona të shpallurkërkim, apo mund të kishte lëndë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve nga Policia e Krujës është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi A. D., 45 vjeç, banues në fshatin Verjon, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi rreth 1.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi L. D., 20 vjeç, banues në fshatin Verjon, Krujë dhe vijon puna për kapjen e tij, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij Policia gjeti dhe sekuestroi rreth 3.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Po gjatë kontrolleve, Policia e Krujës bëri të mundur kapjen dhe ndalimin e një shtetasi të shpallurkërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë bënë ekzekutimin e vendimit penal të vitit 2019 për shtetasin K. H., 48 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë.

Gjithashtu Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Xh.Ç., 37 vjeç, banues në lagjen Nr 17 Durrës, i shpallurkërkim për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” “Falsifikim formularësh” e ” Kallëzim i rremë”

Kontrollet do vijojnë edhe në ditët në vazhdim për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë.
Shtuar më 19/10/2019, ora 09:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori