I kërkuar për tri vrasje, kush është shqiptari që mban zgjuar drejtësinë prej 23 vitesh
Britanikja “Express” përmend shqiptarin Sokol Hoxha, i dënuar për vrasje të trefishtë, të cilin policia po e kërkon krahas një numri të arratisurish të tjerë të cilët ende nuk kanë vuajtur dënimet apo edhe janë gjykuar në vendet e tyre të lindjes.

Disa janë arrestuar kohët e fundit dhe po luftojnë ekstradimin, shpesh me ndihmë juridike.

Rreth 25 çështje ekstradimi në lidhje me vrasjet jashtë shtetit kanë pasur seanca dëgjimore në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster këtë vit, me të tjera në lidhje ku përfshihen njerëz të dënuar apo dyshuar për vrasje. Hoxha, 45 vjeç, i është shmangur drejtësisë për më shumë se 23 vjet për tre vrasje në dy vende të ndryshme.

Policia mendoi se më në fund e kishin gjurmuar atë në Birmingham muajin e kaluar, kur një burrë me të njëjtin emër u arrestua dhe një thikë u kap gjatë një incidenti në familje.

Por i dyshuari, të cilit iu dha paraburgimi për dy javë, duhej të lirohej pasi gjykatësi i ekstradimit tha se nuk kishte prova të mjaftueshme se ai ishte vrasësi.

Hoxha dhe një bashkëpunëtor janë në kërkim në Shqipëri për vrasjen e marsit 1997 të dy vëllezërve, që ai qëlloi për vdekje.

Ai më pas u arratis në Belgjikë me gruan Brunilda Dervishi. Por pesë muaj më vonë, ai e qëlloi për vdekje në një kafene në Bruksel.

Hoxha ka qenë në arrati që nga ajo kohë, duke u dënuar në mungesë për dy vrasjet në Shqipëri në vitin 2000, dhe më pas u dënua me burg përjetë në mungesë në Belgjikë në 2010.

Policia e West Midlands besoi se ata e kishin kapur atë më 27 gusht.

Sokol Hoxha u soll para Magjistratëve të Westminster, por megjithëse ai përdorte një përkthyes shqip, pretendoi të ishte serb.

Ai gjithashtu kishte dokumente identiteti që jepnin një datë të lindjes që ndryshonte nga vrasësi për gati dy vjet.

Dhe as autoritetet belge dhe shqiptare nuk mund të siguronin prova të ADN-së ose gjurmëve të gishtave. Gjykatësi i rrethit Paul Goldspring hodhi poshtë kërkesën e ekstradimit duke thënë se nuk ishte i binduri që i pandehuri ishte vrasësi i kërkuar.

Shtuar më 20/09/2020, ora 14:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori