I kërkuan dorëheqjen për helmimin e nxënësve, Besa Shahini shkon në Fier
Më shumë se 30 nxënës dyshohet se janë helmuar sot nga një sprai në shkollën "Janaq Kilica" të cilët janë nisur me urgjencë në spital.

Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar dhe ministrja e Arsimit Besa Shahini e cila ka shkuar në vendngjarje.

Sipas Shahinit, kjo ngjarje ka lidhje me një pajisje te përdorur nga nxënësit, edhe herën e parë edhe tani. Herën e parë e pamë si pakujdesi nga nxënësit që kanë dashur të bëjnë një sherr në shkollë. Por kjo tani është e patolerueshme , do marrim masat e nevojshme, policia dhe prokuroria kanë parë rastin, do gjejnë ata që e bënë , do shohim kamerat dhe çdo gjë tjetër.

"Do marrim masa që mos të përsëritet më. Është e papranueshme. Shkolla do të marrë masa ndaj nxënësve, për më tepër do flasë policia. Do kemi më shumë oficerë policie dhe më shumë kamera në shkollë', tha Shahini.

Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që përsëritet e njëjta situatë.


Shtuar më 04/03/2020, ora 14:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori