I kërcënoi mamin me thikë, djali dhe shokët e tij rrahin keq 21 vjeçarin
Pëlqej
Katër të rinj kanë përfunduar në prangat e policisë pas një konfliksi mes tyre mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se 21 vjeçari me inicialet M.GJ ka kanosur me thikë një zonjë 40 vjeçare banore në këtë zonë.

Por nuk ka mbaruar me kaq, tre persona të tjerë kanë marrë shtetasin M.GJ në një bodrum dhe e kanë dhunuar deri sa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar katër të rinjtë.

Njoftimi i plotë:

U arrestuan në flagrancë shtetasit M. Gj., 21 vjeç, banues në Babrru, M. D., 21 vjeç, banues në Babrru Kamëz, G. D., 25 vjeç, banues në Babrru Kamëz, e E. E., 23 vjeç, banues në Babrru Shpat, pasi më datë 10.12.2017, rreth orës 18:00, në Babrru, shtetasi M. Gj., ka kanosur me arme te ftohte ‘’thikë” shtetasen S.D., banuese në Shpat Babrru, 42 vjeçe, në afërsi të banesës së saj.

Kurse rreth orës 19:30, shtetasit M. D., E. E., dhe G. D., në bashkëpunim me njeri tjetrin, në Babrru, në mjetin tip “Ford Fokus”, kanë marrë me forcë shtetasin M. Gj. dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij në një bodrum. Me cilësinë e provës materiale u bllokua thika dhe mjeti. Parashikuar nga Nenet 84, 279, 110/2 e 25 të Kodit Penal.
Shtuar më 11/12/2017, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori