Ylli i Atleticos kërkon largimin, dëshiron transferimin te Manchester United

Mesfushori i Atletico Madridit, Saul Niguez është i interesuar për transferimin te Manchester United.

Sipas Mirror, Saul do kërkojë që në verë të transferohet te “Djajtë e Kuq”, derisa Atletico thuhet se kërkon 40 milionë euro në shkëmbim.

Saul besohet të jetë ndër opsionet për mesfushorin defensivë që kërkon Ole Gunnar Solskjaer për ta përforcuar skuadrën.

Gjiganti i Premierligës mund të rivalizohet nga Juventus dhe PSG-ja, që kanë shprehur interesim për spanjollin në të kaluarën.

Sidoqoftë, Niguez preferon kalimin te United, me Juventusin si zgjedhje e dytë.

Saul ka klauzolë të lirimit me vlerë 60 milionë euro, por “Los Rijoblancos” do dëgjojnë oferta deri në 40 milionë euro.


Shtuar 31.05.2021 13:33