Urbani i “Unazës” përplaset me motorin, plagoset 12-vjeçari

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

Siç bën me dije policia, rreth orës 08:45, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi P. R., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin H. Gj.

Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Albeu.com/


Shtuar 2.07.2023 09:18