“Fluturimet shkurtohen me 15 minuta”, nënshkruhet marrëveshja ajrore Kosovë-Mal i Zi

Drejtuesit e Kosovës dhe Malit të Zi nënshkruan sot një marrëveshje për shërbime ajrore mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Marrëveshja siguron shkurtimin e fluturimeve më 15 minuta.

“Fluturimet shkurtohen për 15 minuta. Biseduam për marrëdhëniet e mira fqinjësore. Mundësitë që e rrisin mobilitetin ishin në fokus të bashkëbisedimit. Jemi mirënjohës që në kohërat më të vështira Mali i Zi u bë strehë përmbi 100 mijë shqiptarë që u larguan nga Kosova. Sot qytetarët e Kosovës nuk janë veç pushues por edhe investitorë në Mal të Zi. Eksporti në Mal të Zi është rritur për 55%. Biseduam për bashkëpunimin rajonal dhe na gëzon fakti që Mali i Zi ka ratifikuar tri marrëveshjet në kuadër të procesit të Berlinit. Biseduam për projektet e përbashkëta si për pikë kalimet gjatë sezonit të verës, ndërtimi i rrugëve. Marrëveshja për shërbime ajrore, është hap i rëndësishëm për rregullimin e hapësirës. Ofron mundësi të reja, shkurtimi i rrugës ajrore për 15 minuta, një kompani që ka fluturuar 4 herë në ditë me këtë marrëveshje e shton edhe një. Si dy shtete nënshkruese me marrëveshjen hapet mundësia për shfrytëzimin e lirive për kompanitë”, tha kryeministri i Koosvës, Albin Kurti pasi nënshkroi marrvehsjen me Dritan Abazoviç./albeu.com/