Sulmi ndaj Sali Berishës, mediat ndërkombëtare pasqyrojnë ngjarjen

Ne mediat botërore do të duhet të ishte lajm kryesor mbajtja për herë të parë e Samitit evropian në Tiranë me shtetet ballkanike por gjakosja e liderit të opozitës Sali Berisha ka marrë vëmendje mbarëbotërore.

Është agjencia e mirënjohur e lajmeve Reuters që e pasqyron këtë ngjarje në detaje me video nga moment i grushtimit të befasishëm.

“Lideri i opozitës shqiptare u godit me grusht në fytyrë teksa po marshonte për të protestuar” është titulli i agjencisë britanike e lajmeve. Në lajmin që shoqëron videon thuhet se udhëheqësi i opozitës shqiptare Sali Berisha u godit me grusht në ndërsa ai drejtonte një turmë mbështetësish të partisë së tij në qendër të Tiranës për protestat antiqeveritare që po zhvillohen disa metra larg vendit të një samiti të BE-së.

Reuters thekson se mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën në kryeqytet ndërsa Shqipëria priti samitin e parë BE-Ballkani Perëndimor, ku marrin pjesë krerët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Agjencia aemrikane e lajmeve AP shkruan se Lideri i Partisë Demokratike të qendrës së djathtë të opozitës shqiptare u sulmua gjatë një proteste antiqeveritare të mbajtur pranë vendndodhjes se samitit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe homologëve të tyre nga Ballkani Perëndimor në kryeqytetin shqiptar.

Sali Berisha, një ish-president dhe kryeministër 78-vjeçar, po drejtonte qindra protestues që po ecnin drejt zonës së samitit i shoqëruar nga ish-presidenti Ilir Meta kur një burrë nga mesi i turmës e goditi befas me grusht në fytyrë.

Sulmuesi u neutralizua me pas nga truprojat ndërsa Berisha u pa me fytyrë të gjakosur.
Opozita po protestonte për korrupsionin e pretenduar të kryeministrit Edi Rama, të cilin e fajësojnë edhe për krizën dhe rritjen e kostove së jetesës në vend si dhe eksodin e të rinjve shqiptarë që po largohen nga Shqipëria për një jetë më të mirë në vendet e Evropës Perëndimore.

Kryeministri Rama thotë se kabineti i tij e ka mbajtur inflacionin të ulët krahasuar me inflacionin dyshifror kudo në Evropë dhe ka vënë në dukje se qeveria subvencionon energjinë elektrike për familjet dhe bizneset e vogla.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA shkruan se ish-kryeministri shqiptar dhe kryetari aktual i Partisë Demokratike, forca kryesore opozitare e qendrës së djathtë Sali Berisha u sulmua teksa po shkonte në një demonstratë të organizuar kundër qeverisë nga kryeministri Edi Rama, në ditën kur u mbajt samiti BE-Ballkani Perëndimor.

I riu nga Tepelena 31-vjeçari Gentian Shehu që goditi me grusht në fytyrë Berishën u ndalua menjëherë nga truprojat e ish-kryeministrit. Ansa shkruan se Berisha pasi u rrëzua në tokë, u ngrit brenda pak disa minutash duke vijuar rrugëtimin drejt vendit të protestës, pavarësisht hundës dhe faqeve të gjakosura.

Në emër të opozitës shqiptare, ai u bashkua, me protestuesit që akuzuan qeverinë për korrupsion.

Euroactiv agjensia evropiane e lajmeve me qendër në Bruksel shkuan se ndërsa liderët e BE-së dhe rajonalëve u takuan nën flamujt e Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në njërën skaj të bulevardit të kryeqytetit, në anën tjetër mijëra shqiptarë të zemëruar u mblodhën në proteste, duke brohoritur “Rama, ik” .

Protesta u organizua sipas euroactiv nga ish-kryeministri dhe presidenti Sali Berisha, bashkëthemeluesi i Partisë Demokratike të qendrës së djathtë dhe kreu i Partisë së Lirisë dhe ish-presidenti Ilir Meta.

Gazeta italiane Il Mondo citon Berishen te kete thene se njerëzit e opozitës, janë njerëzit e fitores që do të triumfojmë kundër regjimit të zuzarëve dhe kriminelëve./klannews