I infektuar me koronavirus, ndërron jetë ish-drejtori i AKU-së në Vlorë
Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, ish drejtori i AKU-së Syrja Binaj. ‘Report Tv’ bën të ditur se 55-vjeçari ishte shtruar në spitalin "Shefqet Ndroqi" në Tiranë.

Për fat të keq, ai nuk ka arritur ta fitojë betejën me virusin e rrezikshëm.

Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 864 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 158 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 81 raste në Tiranë, 10 raste në Shkodër, nga 9 raste në Durrës dhe Vlorë, 6 raste në Korçë, nga 5 raste në Krujë, Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz, 4 raste në Kurbin, 3 raste në Kolonjë, nga 2 raste në Mat dhe Klos, nga 1 rast në Kukës, Kavajë, Berat, Gjirokastër, Sarandë, Tepelenë, Prrenjas.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3928 , që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 101 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Shtuar më 20/08/2020, ora 09:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori