I infektuar me Covid-19, Genc Prelvukaj jep lajmin e rëndësishëm për ndjekësit (FOTO LAJM)

Pak ditë më parë, reperi i njohur Genc Prelvukaj njoftoi ndjekësit në rrjete sociale se ishte infektuar me Covid-19.

Ai tregoi se pavarësisht se po ruhej prej një viti dhe kishte treguar shumë kujdes, nuk i kishte shpëtuar dot virusit.

Për gati një vit kujdes, masa mbrojtëse dhe shmangie sa më shumë nga kontaktet me njerëz, për fat të keq, pas disa shqetësimeve shëndetësore i jam nënshtruar testimit të Covid-19, me ç’rast kam rezultuar pozitiv.

Përkundër shqetësimeve jo të vogla shëndetësore, këtë betejë kam vendosur ta fitoj sa më parë.”- ka shkruar Genci.

Partnerja e tij Eni Koçi ndau në Instagram një video të Gencit në spital, teksa ai merrte serum.

“Me dashurinë time. Do t’ia dalim!”- shkruante këngëtarja.

Ndjekësit janë shqetësuar për këngëtarin, i cili është detyruar të sqarojë gjendjen e tij shëndetësore.

Në një postim në InstaStory, Genci ka treguar se thuajse po shërohet dhe gjendja e tij është përmirësuar, ndërkohë që është në përfundim të mjekimit.

Ai ka mohuar të jetë në spital, ndërsa shkruan:

“Një sqarim i vogël pas lajmeve të sotme në portale. Unë jam shumë mirë. Nuk jam shtrirë në spital dhe as nuk kam ndonjë komplikim. Thjesht jam në përcjellje të terapisë për ta dërguar mjekimin dhe rekomandimin e mjekut deri në fund. Nderime për secilin nga ju që më keni shkruar nga shqetësimi. Shëndet e mbarësi.”- janë fjalët e Gencit.

Gjendja e këngëtarit duket se është përmirësuar, pasi Genci ka lajmëruar se është gati të publikojë këngën e re.

Në një postim në InstaStory, ai shkruan:

“Nesër në orën 10:00 publikohet kënga e 4 e albumit ‘Gentivs II’ ‘Apokalipsa'”
Shtuar më 16/12/2020, ora 17:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori