I gjetën të vdekur në stan, dyshimet e para për dy të rinjtë në Pukë
Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Pukë.

Fshati Buzhalë të është tronditur pasi dy të rinj janë gjetur të pajetë.

Ata gjendeshin prej dy ditësh në stane, me bagëti, e për fat të keq nuk kanë mundur të kthehen në shtëpi.

Edhe pse shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së tyre janë ende të paqarta, teksa nga policia nuk jepet ende asnjë informacion, dyshimet e para të çojnë te rrëzimi i tyre në greminë si pasojë e erërave të forta.

Pritet tashmë ndërhyrja e policisë dhe ekspertëve mjekoligjorë për të mësuar detaje të mëtejshme, sikurse edhe identitetin e dy të rinjve. Problematikë në zonë mbetet komunikimi, për shkak se nuk ka mbulim me valë telefonike. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2019, ora 23:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori