I gjetën kanabis brenda në shtëpi, bien në pranga 2 persona
Policia e Mallakastrës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së narkotikëve.

Janë kapur dhe ndaluar 2 shtetas si dhe u është sekuestruar lënda prej 29 kilogram kanabis, ne fshatin Usojë të Mallakastrës.

Gjatë kontrollit, në banesën ku u gjet lënda narkotike, ndodhej edhe shtetasi A. S., i cili dyshohet si bashkëpuntor me shtetasin M.Ç në këtë veprimtari kriminale.

Në këto kushte, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit: M. Ç,. 51 vjeç, banues në Mallakastër dhe A. S., 45 vjeç, banues në Fier;

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".



Shtuar më 02/10/2019, ora 12:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori