Ilirjan Celibashi është
zgjedhur kreu i ri i KQZ-së me 106 vota pro, ku Kuvendi rrëzoi më herët dhe emrin e ish-demokratit Ilir Rusmaili.
Ndërkohë që me 105 vota pro Lealba Pelingu është
zgjedhur nënkomisioner shtetëror i
zgjedhjeve.
Gjithashtu, anëtarë të
Komisionit Rregullator të
Zgjedhjeve janë
zgjedhur me 107 vota pro, 4 kundër dhe 4 abstenim: Ilirjana Nano; Dritan Çaka; Arens Çela; Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj.
Ndërkohë që për Komisionin e posaçëm, në detyrën e anëtarit të
Komisionit të Ankimimeve dhe
Sanksioneve janë votuar me 105 vota pro: Ilirjan Rusmali; Elvin Lako; Koli Bele; Elvis Çefa dhe Ledio Braho;
Referuar përcaktimeve në Kodin Zgjedhor anëtarët e
Komisionit të Ankimimeve dhe
Sanksioneve zgjidhen në një listë të përbashkët.
Shtuar më 05/10/2020,
ora 14:06