I fejuari e ktheu 20-vjeçaren në prostitutë, tutori e vrau dhe e hodhi në rrugë
Pëlqej
Ditën e djeshme Italia u trondit kur një vajzë e re vetëm 20-vjeç u gjet në gjendje kritike për jetën në trotuar.

Dëshmitarët deklaruan për mediat italiane se trupi i saj është hedhur nga një makinë e cila është larguar me shpejtësi.

Viktima, është Anxhela Meçani nga Shqipëria, vetëm 20-vjeç.

Mediat italiane sot kanë zbuluar ngjarjen e rëndë dhe historinë e trishtë të Anxhelës, raporton albeu.com.

E reja jetonte fillimisht në Tiranë, dhe u transferua në Itali për të qënë pranë të fejuarit, i cili i kishte premtuar punë si balerinë.

Por ky ishte vetëm një kurth, Anxhela me të arritur në Itali filloi të punonte prostitutë në rrugët e Italisë veriore. E mashtruar dhe zhgënjyer, e reja u vra mbrëmjen e së dielës nga tutorët.

Mjekët italiane kanë deklaruar se 20-vjeçarja ka humbur jetën pas dhunës barbare me shkelma e grushte e më pas është hedhur nga makina në ecje.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, e reja nga Shqipëria nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të marra. /albeu.com/


Shtuar më 12/06/2018, ora 08:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori