Erion Alibej “zbërthen” disa ngjarje kriminale, prokurorët dhe BKH nisin verifikimet, kontrolle në disa ambiente

Erion Alibej është zbërthyer para hetuese pasi mori statusin e bashkëpunëtorit.

Mësohet se ai ka dhënë detaje për disa ngjarje kriminale dhe 2 prej tyre konsiderohen të rëndësishme për Prokurorinë e Posaçme.

Prokurorët së bashku me BKH kanë nisur menjëherë verifikimin e deklarimeve për të konstatuar nëse dëshmitë e Alibejt përputhen me provat e deritanishme për ngjarje të caktuara.

Edhe pse për mediet nuk bëhet e ditur për cilat ngjarje kriminale ka folur Alibej, mësohet se SPAK po pyet disa persona që përmenden dhe po mbledh materiale që mund të shërbejnë si prova të rëndësishme për hetimet.

Gjithashtu po zhvillohen kontrolle në disa ambiente.

Alibej përfundoi në pranga në shtator të vitit 2020, dhe është vëllai i Endrit Alibejt, i ekzekutuar në dhjetor të 2018 bashkë me Arben Dylgjeri, kushëririn e tij dhe një shtetas turk me emrin Erdal Durunay, në afërsi të Kombinatit Metalurgjik.

Për këtë ngjarje ai akuzonte Runaj dhe Emiljano Ramazanin të cilët urdhëroi të ekzekutoheshin në shenjë hakmarrje./Albeu.com 


Shtuar 28.08.2023 11:45