Puna e ëndrrave! Modelja fiton 15 mijë dollarë duke fjetur LIVE

Amouranth, një nga yjet më të mëdhenj të Twitch (aplikacion me fokus videot live) ka bërë bujë me daljet e saj të nxehta në dush, ASMR dhe gjithashtu shitjen e kavanozëve me aromë gazrash.

Por një nga kategoritë më fitimprurëse për të, duke marrë parasysh edhe nivelin e lodhjes është kategoria e gjumit.
Vajza 29-vjeçare, emri i të cilës është Kaitlyn Siragusa, thotë se transmetimet e saj teksa fle live, sjellin shifra jashtëzakonisht fitimprurëse në platformën TWitch.

Amouranth, e cila tani ka mbi 6 milionë ndjekës në Twitch tha:

“Nëse transmetoni veten duke fjetur gjumë vetëm në Twitch, do fitoni mijëra dollarë. Kur unë jam duke fjetur fitoj 10,000-15,000 dollarë”.


Shtuar 29.06.2023 14:31