I ekzekutoi me breshëri plumbash, si Fatmir Kolecaj eliminoi pasi ra nata motër e vëlla
Policia ka zbardhur dinamikën e krimi në Kodër Rrëshen të Mirditës, ku u ekzekutuan me breshëri automatiku motër e vëlla.

Esmeralda Filopati mësohet se punonte shitëse te një market në qytetin e Rrëshenit, ndërsa mbrëmjen e së martës, i vëllai kishte shkuar ta merrte te puna dhe teksa po ktheheshin në shtëpi janë qëlluar për vdekje.

Fatmir Kolecaj nuk ka debatuar me ish-gruan dhe kunatin, por i ka pritur në errësirë në cep të shtëpisë dhe në momentin që po futeshin në oborr i ka qëlluar me breshëri, duke i lënë të vdekur në vend.

Tri vajzat që tashmë kanë mbetur jetime kanë qenë në shtëpi me gjyshërit, kur babai qëlloi për vdekje nënën e tyre dhe dajën.

Pas ngjarjes kanë dalë jashtë për të parë atë që kishte ndodhur, ndërsa familjarët i kanë dërguar te të afërmit, duke i larguar nga shtëpia, me qëllim largimin e vëmendjes së tyre nga ajo çfarë ka ndodhur.

Policia ka shpallur në kërkim autorin për të cilin ka vendosur dhe një shumë prej 5 milion lekësh shpërblim për cilindo që jep informacion të saktë për vendndodhjen e 47-vjeçarit.

Shtuar më 27/02/2020, ora 15:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori