Meta takim 30 minuta me Berishën në selinë blu: Bashkë do të fitojmë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar për rreth 30 minuta në selinë blu me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Pas takimit ai u ndal shkurtimisht për mediat u dha mesazhin se koalicioni i tij me Berishën do të fitojë.

“Bashkë do të fitojmë”, tha Meta, pa dhënë më shumë detaje ng takimi.

Kujtojmë që koalicioni “Bashkë Fitojmë” çeli ditën e shtunë fushatën në stadiumin “Air Albania”.

Meta dhe Berisha anë zhvilluar bashkë takime nëpër bashkitë e vendit, ku kanë prezntguar edhe kandidatët për zgjedhjet lokale. /albeu.com


Shtuar 18.04.2023 13:12