I dogjën Audin 200 mijë euro, pronari: Kjo polici e korruptuar, më kërkuan 1 mijë euro të kapnin autorin

Rikthehet sërish në vëmendje nggjarja e ndodhur gjatë natës së 21 korrikut, ku në zonën e Lungomares në Vlorë, u dogj qëllimisht një automjet luksoz Audi R8, vlera e të cilit në treg kapte shifrën e 200 mijë euro.

Mjeti u shkrumbua nga flakët pranë ish pusit të naftës dhe i përkiste disa pushuesve shqiptarë nga Maqedonia.

Familja shqiptare ishte nga zona e Kërcovës por me banim në Gjermani prej disa vitesh. Ndërsa sot pronari Zyberi ka komentuar në një lajm ku thotë se policia shqiptare i ka kërkuar 1000 euro për të gjetur autorin që i vuri flákën makinës së tij.

Ai shkruan se kjo polici e kòrruptuar e ka katandisur vendin mos më zi pasi edhe atij për të gjetur personin që i dogji makinën i kërkuan para.
Shtuar më 15/08/2020, ora 14:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori