Italianët u bën copash poshtë benzit, ky është vendi ku ndodhi tragjedia në Sarandë

Detaje të reja janëzbardhur nga aksidenti tragjik që ndodhi në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm në aksin Sarandë-Ksamil, ku humbën jetën dy të rinj italianë.

Gazetari Limos Didani shprehet se ngjarja ka qenë horror. Ai raportoi se dëshmitarët i kanë treguar se trupat e të rinjve ishin copëtuar poshtë makinës nga përplasja e fortë.

Aksidenti ndodhi rreth orës orës 03:00 në zonën e Manastrit ku një motor u përplas me një makinë tip “Benz”. Italianët që vdiqën po udhëtonin me motor “Honda”.

Të plagosurit janë të dy banues në Sarandë, 16-vjeçari M. R. dhe 17-vjeçari E. Rr, ky i fundit drejtonte makinën që u përplas me motorin ku ishin italianët.

Pra në timon ishte një 17-vjeçar pa patentë. Rrethanat e aksidentit ende nuk janë sqaruar.


Shtuar 24.08.2023 11:05