I dha lirinë të fortit të 97-ës, KLP shtyn vendimin për Markeljan Kuqon
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shtyrë për në datën 5 nëntor në orën 12:00 vendimi për Markeljan Kuqon, gjyqtari i Apelit të Korçës, në lidhje me konkluzionet përfundimtare të palëve.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon shkarkimin e tij nga detyra për lirimin nga burgimi i përjetshëm të Gert Gjinararit. Vetë Kuqo ka deklaruar se ka zbatuar ligjin. Javën e kaluar ka reaguar dhe kryeministri Rama, i cili inkurajoi ILD-në për kërkesën për shkarkim.

Kujtojmë se përpara një jave Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, kërkoi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit, Markelian Kuqo, për shkelje disiplinore gjatë ushtrimit të detyrës.

“Vlerësohet se për veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistratit, Markelian Kuqo, që parashikohen si shkelje disiplinore nga neni 101, pika 1, shkronja “b” dhe neni 102, pika 2, shkronjat “a” dhe “b”, të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; që përbëjnë “Shkelje shumë e rëndë disiplinore” dhe që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës, duhet të jepet masa disiplinore “Shkarkim nga detyra”, shpreh Metani.
Shtuar më 21/10/2020, ora 12:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori