I dënuar për vrasje dhe shok me Martinajn, kush është Emiljano Tusha?
Katër persona morën sot formularin e OFL-së për të bërë deklarimin e pasurisë.

Operacioni Forca e Ligjit ka kërkuar sot deklarimin e pasurisë nga katër persona të dënuar për vrasje dhe trafik lëndësh narkotike dhe vjedhje me dhunë.

Një prej tyre, i dënuar për vrasje, njihet dhe si miku i Ervis Martinajt.

Kush është Emiljano Tasho?

Tasho është bërë i njohur për drejtësinë shqiptare në vitin 2015 në vrasjen e Enton Nikës.

Emiljano Tasho, u përfshi në një debat verbal në nëntor të vitit 2015 me Nikën, ku u përfshinë në sherr edhe Mirsad Kucana e Ervis Martinaj, ku për pasojë ngjarja përfundoi me vrasjen e Nikës.

Vrasja e Enton Nikës ndodhi në parkingun e lokalit Muraga në Linzë të Tiranës.

Por OFL ka kërkuar deklarimin e pasurisë edhe të Spartak Kazazi, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Edhe Kazazi është një emër i njohur për drejtësinë.

Kazazi u dyshua për vrasjen e një të riu i identifikuar si Gentian Duraj në vitin 2000. Sipas drejtuesve të policisë së Kavajës asokohe, më 8 korrik të vitit 2000 Kazazi ka vrarë me armë zjarri Gentian Durajn.

Dyshohet se krimin e mësipërm, sipas burimeve të policisë, ai e ka kryer në bashkëpunim me një person tjetër, pas një grindjeje për motive banale mes tyre dhe viktimës. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në qendër të qytetit të Kavajës.

Këta persona do të duhet të deklarojnë pasurinë përpara OFL brenda 48 orëve. Më pas do të jetë Prokuroria e Posacme ajo që do të vendosë për fatin e tyre.

Shtuar më 03/06/2020, ora 14:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori