I dënuar për përndjekjen e italianes, arrestohet 65 vjeçari pas kontrollit në shtëpi
Një 65-vjeçar është arrestuar nga policia e Kavajës pasi në shtëpinë e tij u gjet një pistoletë me silenciator dhe municion luftarak.

65 vjecari rezulton me precedent të mëparshëm penal, pasi rezulton i dënuar në Itali për veprën penale “Përndjekja”.

I moshuari duhet të përballet dhe me drejtësinë shqiptare nën akuzën e “Armëmbajtjes pa leje”, për të ciilën rrezikon deri në 7 vite burgim.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kavajë, një tjetër operacion në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Vihet në pranga një 65-vjeçar që mbante armë zjarri me silenciator në banesë.

65-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal për veprën penale “Përndjekja”. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri me silenciator dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo i mbajnë ato në banesë dhe goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara kundër armëmbajtjes pa leje, kanë marrë informacione në rrugë operative se një shtetas në lagjen nr. 3, në Kavajë, mbante armë zjarri në banesë.

Bazuar në këto informacione u organizua dhe finalizua një tjetër operacion dhe falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale u bë e mundur që gjatë kontrollit të banesës së personit të dyshuar, të gjendej arma e zjarrit me silenciator dhe një sasi municioni luftarak, si dhe të kapej e arrestohej në flagrancë poseduesi i armës, shtetasi shtetasi O. I., 65 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë në Itali për veprën penale “Përndjekja”.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për hetime të mëtejshme, për veprën penaleArmëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.
Shtuar më 25/11/2020, ora 09:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori