E FUNDIT/ Kapen 200 kg kokainë në Elbasan
I dënuar në Itali për trafik droge, merret vendimi për pedagogun e Ekonomikut
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për pedagogun e Dritan Shoraj, i dënuarItali me 4 vite burg për trafik droge.

Masa arrest me burg është dhënë me qëllim ekstradimin drejt shtetit italian të 47-vjecarit.

Shoraj u arrestua më 10 tetor në Tiranë, pasi kishte një urdhër ndalimi ndërkombëtar nga Interpoli, sepse ishte dënuar me 4 vite burgim në Itali.

Doktori i shkencave Dritan Shoraj, lektor në Fakultetin Ekonomik në Tiranë dhe në Universitetin e Durrësit, u kap nga forcat Operacionale pas një kërkese të autoriteteve italiane. Shoraj ishte lektori i lëndës për Menaxhim të Bizneseve dhe Koorporatave./albeu.com/
Shtuar më 12/11/2018, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori