I dënuar me 8 vite burg, ekstradohet nga Greqia 47 vjeçari shqiptar
Interpol ka ekstraduar nga Greqia një shtetas të dënuar me 8 vite burg për vjedhje me dhunë.

Nga Specialistët e Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar:

Erdion Shahaj, 47 vjeç.

Shtetasi i lartëpërmendur është arrestuar nga autoritetet policore në Athinë në Dhjetor të vitit 2018 me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2017, e ka dënuar këtë shtetas me 8 vjet burg, për veprën penale “Vjedhje me dhunë"

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Ky shtetas në bashkëpunim me një tjetër person, në datë 15.07.2016, në Tiranë, i kanë vjedhur me dhunë çantën shtetases M. Ll.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi duke u finalizuar



Shtuar më 27/07/2019, ora 10:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori