I dënuar me 5 vite dhe në kërkim, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër
Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallurkërkim.

Kapet dhe ndalohet nga Policia e Shkodrës një person i shpallurkërkim kombëtarë, i denuar me 5 vite burg nga Gjykata Shkodrës

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në baze të informacione të siguruara në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallurkërkim
V.Gj, 30 vjeç, banues në lagjen "Skenderbeg", Shkodër,
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin e formës së prerë Nr.98, datë 13.03.2019, e ka dënuar me 5 vite burgim për veprën penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve", e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/3 i Kodit Penal.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar më 19/05/2019, ora 13:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori