I dënuar me 35 vite burg, Kostandin Xhuvani merr pjesë në varrimin e të atit
Kostandin Xhuvani rezulton i dënuar me 35 vite burg, për shkak të vrasjes së 5 personave ndër vite.

Sot, drejtoria e burgjeve i ka dhënë lejë për të marrë pjesë në varrimin e të atit, Gjergj Xhuvani.

Ai do të jetë i shoqëruar nga forca të shumta policie gjatë momentit të varrimit.
Mësohet se varrimi do të ,bahet ditën e sotme në orën 14:00.

Kush është Kostandini

Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Kostandin Xhuvanin me 35 vjet burg. Katër muaj pas vrasjes së 4 personave, 25 –vjeçari mëson se pjesën më të madhe të jetës do ta kalojë pas hekurave. Ai i shpëtoi burgimit të përjetshëm, pasi gjykata pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar. Personi që mban mbi supe 5 vrasje, përfshirë atë të Alfred Musabellit, më 12 shkurt të vitit 2011, e ka pritur vendimin me qetësi. Nuk bëri asnjë deklaratë.

Kostandin Xhuvani u arrestua mëngjesin e 4 nëntorit pranë fakultetit Ekonomik, pasi kishte qëlluar me pistoletë Edison Jahon dhe Enea Xhajn, dy persona me të cilët kishte patur konflikt të çastit, si dhe mikun e tij Arbër Demirajn dhe shtetasin italian Gianpaolo Azzola që ishte klient i lokalit “Ante Grand” ku ndodhi krimi.

Ai u arrestua pak metra larg lokalit të natës në rrugën e Elbasanit, në tentativë për t’u larguar. I kërkoi efektivit të policisë që ta falte, duke i thënë se ishte djali i deputetes Luiza Xhuvani. Bashkë me policin ndodhej edhe Enver Basha, një qytetar që duke udhëtuar me motoçikletën e tij, u përplas me Xhuvanin dhe mikun e tij Erald Sida, që po transportonin në makinë Arbër Demirajn që kishte vdekur. Basha e ndoqi Xhuvanin për afro 50 metra derisa bashkë me një efektiv të patrullës së policisë e bllokuan.

Një ditë më parë 25 –vjeçari kërkoi ndjesë për krimin e kryer, duke thënë se kishte qenë nën efektin e drogës dhe alkoolit.

Ky është dënimi i dytë që ai merr nga drejtësia shqiptare. Për vrasjen e Alfred Musabellit, në shkurtin e vitit 2011 u dënua vetëm me 2 vjet burg.

Pas daljes nga burgu u shpall dy herë në kërkim nga policia. Një herë më 26 prill të vitit 2014, pasi dyshohej se kishte qëlluar me pistoletë disa të rinj në Gjirokastër dhe herën e dytë në qershor të 2014 kur policia hyri në Lazarat, pasi u dyshua se ishte anëtar i grupit të zjarrit që po qëllonte mbi forcat e rendit. Emri i tij u publikua nga Policia e Shtetit si një prej personave që gjendej në kodrat e Lazaratit. Dy ditë më pas e ëma, Luiza Xhuvani, do ta sillte përpara parlamentit për t’i treguar opozitës dhe publikut se djali ishtë në shtëpi, jo në fshatin e kanabisit. Ajo e mbrojti në këtë rast, por pak muaj më vonë, kur do të deklaronte dorëheqjen si deputete, kërkoi që të bëhet drejtësi. Dhe drejtësia vendosi: pasi mori 5 jetë njerëzish, ai do të vuajë 35 vjet në burg. Dhe nëse s’do të pëfitojë ulje dënimi, do të dalë nga qelia në moshën 60 –vjeçare.


Shtuar më 20/08/2019, ora 11:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori