Islam Sherra, i cili ka qenë në kërkim, për falsifikim dokumentesh është vënë në pranga ditën e sotme nga
Policia e Tiranës.
Për këtë
shtetas,
gjykata ka vendosur dënimin me 4 vjet burg.
Policia thotë se ka ekzekutuar urdhrin e arrestit pasi
Gjykata e Apelit Tiranë, në bashkim të denimeve për herë të shtatë e ka
dënuar këtë
shtetas me 4 vjet burg.
“Specialisët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, bënë ekzekutimin e vendimit për shtetasin në kërkim Islam Sherra, sepse
Gjykata e Apelit Tiranë, në bashkim të denimeve për herë të shtatë e ka
dënuar këtë
shtetas me 4 vjet burg, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, tha
Policia.
Shtuar më 05/12/2020,
ora 12:39