Raketat ruse godasin qytetin ukrainas, 1 i vdekur dhe 15 të plagosur

Një raketë ruse goditi qytetin ukrainas të Mykolayiv (në jug) pas mesnate , duke vrarë një person dhe duke plagosur 15 të tjerë, njoftojnë autoritetet.

“Rreth orës 01:00 banorët e Mykolayiv  dëgjuan katër shpërthime të forta,” tha kryetari i bashkisë së qytetit Oleksandr Senkevich përmes Twitter.

” Një nga raketat goditi një ndërtesë shumëkatëshe. Një tjetër goditi një shtëpi”.

Kryebashkiaku shtoi se furnizimi me energji elektrike është ndërprerë në një pjesë të qytetit . “Deri më tani kemi marrë informacione për 15 të plagosur dhe një të vdekur”, tha Vitaly Kim, kreu i komandës ushtarake rajonale.

Mykolayiv ndodhet në Detin e Zi , rreth 170 kilometra nga Krimea, e cila u aneksua nga Rusia në vitin 2014. Forcat ruse e kanë goditur vazhdimisht qytetin që nga pushtimi i territorit ukrainas në shkurt 2022.

Sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, më shumë se 8,000 civilë janë vrarë në Ukrainë që prej fillimit të luftës.

Një ditë para të martës, një raketë goditi një muze, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur dhjetë të tjerë në Kupyansk, në verilindje të Ukrainës. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky denoncoi sulmin “barbar”, duke akuzuar edhe një herë Rusinë, për të cilën ai thotë se është një “vend terrorist”./albeu.com/