“PD do dalë fitimtare në zgjedhje”, Berisha nga Shkodra: Binomi Basha-Alibasha shëmtirë politike, pengjet më të keqpërdorura

Ish-kryeministri Sali Berisha paraditen e sotme është ndalur në Shkodër për të kujtuar masakrën e 2 prillit të vitit 1991 ku humbën jetën 4 martirë të demokracisë.

Nga Shkodra Berisha në një deklaratë për mediet u shpreh se sakrifica e këtyre martitrëve është një apel për gjithë shqiptarët që më 14 maj të votojnë për pluralizmin për t’i shkurtuar ditët regjimit çnjerëzor që po i vjedh dhe po i detyron të largohen nga vendi.

Berisha: PD është e sigurt që në këto zgjedhje do dalë fitimtare dhe i garanton shqiptarët se asgjë në këtë botë nuk e ndalon vrullin, hovin dhe vendosmërinë për t’i riktheyr shqiptarëve votën e lirë.

Berisha i bëri thirrje të bashkohen dhe mos harrojnë se geni është pluralizmi dhe ideali është liria.

Berisha: Asnjë demokrat nuk duhet të harrojë investimin e tij. Për sa i përket binomit Basha-Alibasha përbën shëmtirën më të madhe politike në 32 vite dhe pengjet më të keqpërorura në historinë politike. Çdo votë pë rata, është votë për Edi Ramën.

Berisha theksoi se Basha dhe Alibeaj faktuan se nuk kanë merituar asnjë mbështetje pasi sillen si pengje./Albeu.com/


Shtuar 2.04.2023 12:05