I burgosuri shqiptar rrihet brutalisht nga gardianët në burgun e Kumanovës

I burgosuri E. Zenuni nga Kumanova është rrahur brutalisht nga gardianët në burgun Kshanje, disa kilometra nga qyteti i Kumanovës.

“Rrahja ka qenë brutale, pasi që është rrahur në mënyrë të organizuar nga gardianët.

Pavarësisht, ky brutalitet është i paparë dhe nuk duhet toleruar. Ka masa tjera sanksionuese që mund të ndërmerren dhe jo të ushtrohet dhunë.

Është koha e fundit që të ndërmerren masa nga ministri i ri i drejtësisë dhe institucionet e tjera”, theksuan për INA, familjarë të të burgosurit, të cilët janë njoftuar nga burime pranë burgut se i afërmi i tyre i ka shpëtuar jetës, pasi që pak sekonda e kishin ndarë nga vdekja.

Familjarët apelojnë që ministri i drejtësisë Bilent Saliji të zbardh rastin, të kërkojë përgjegjësi nga burgu i Kumanovës, ku nuk ka asnjë gardianë shqiptarë, përveç se një zv/drejtori të burgut, shkruan INA.

Po ashtu kërkohet përgjegjësi edhe nga Avokati i Popullit dhe institucionet e tjera për të drejtat e njeriut. /albeu.com/

Shtuar më 02/07/2017, ora 13:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori