I bllokuan rrugën Ramës, arrestohen 7 persona në Librazhd (VIDEO)
Policia e Librazhdit ka proceduar 23 persona dhe ka arrestuar 7 prej ture për protestën e paligjshme të organizuar pasditen e djeshme në hyrje të qytetit të Librazhdit, teksa po mberrinte kryeministri Rama ne vijim te turit te fushates.

NJOFTIMI


Policia e Librazhdit bazuar në pamjet filmike, dhe raportet e shërbimit, ka bërë arrestimin në flagrancë të 7 personave për veprat penale të “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’ “Pengim i subjekteve zgjedhore”, konkretisht:

– B.V., 48 vjeç, (Kryetari i Degës së PD-së Librazhd);
– A.B., 53 vjeç, nga, Elbasani (ish deputet i PD);
– A.K., 43 vjeç, nga Prrenjasi;
– E.G., 32 vjeç, nga Librazhdi (sekretari i PD-së, dega Librazhd);
– D.B., 47 vjeç, nga Shtërmeni, Cërrik;
– L.O., 31 vjeç, nga Piskashi;
– B.K., 54 vjeç, nga Librazhdi.

Po kështu ka filluar proçedimi penal në gjëndje të lirë, për të njëjtat vepra penale edhe për 16 shtetas të tjerë.

Arrestimi dhe proçedimi i këtyre personave u bë pasi në datën 13.06.2019, rreth orës 18:00 këta shtetas janë grumbulluar në rrugën nacionale në hyrje të qytetit të Librazhdit tek kryqëzimi i Përrenjasit dhe në vijim kanë tentuar që të bllokojnë rrugën nacionale Elbasan – Librazhd, në hyrje të qytetit të Librazhdit, duke penguar eskortën e Kryeministrit dhe kanë goditur eskortën me sende të forta e lëndë plasëse piroteknike.

Materialet proçedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
Shtuar më 14/06/2019, ora 09:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori