I bllokuan pasaportën, reagon për herë të parë kryebashkiaku i PDIU-së
Pëlqej
Ps bllokimit të pasaportës si dhe vendimin të gjykatës së Kavajës për masën e sigurisë detyrim paraqitje ka ardhur edhe reagimi i Kryetarit të Bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nuredini nëpërmjet rrjetit Facebook.

"Duke marrë shkas nga çështjet e ngritura nga Prokuroria, si Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, mbështes hetimet dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve. Unë si Kryetar Bashkie Rrogozhinë, kam zbatur procedurën që parashikon ligji për përcelljen e praktikave për regjistrim fillestar të pronave, të aplikuara nga banorët e zonës. Distancohem nga çdo akuzë që është bërë.

Nga hetimet e Prokurorisë jam njohur me disa dokumenta, të cilat ishin te falsifikuara. Për këto falsifikime unë kam bërë denoncim në organet përkatëse. Masa ‘Detyrim Parqitje’, e caktuar nga Gjykata, për mua ishte e papritur. Kjo për shkak se unë kam qënë gjithmonë i gatshëm gjatë hetimeve dhe kam vënë në dispozicjon të Prokurorisë çdo dokument dhe dëshmi që më është kërkuar. Gjithesi mbeten i hapur për çdo hetim.

Falë ndërhyrjeve të bëra nga Bashkia Rrogozhinë, Plazhi i Spillesë është kthyer në një ndër destinacionet më të rëndësishme turistike në vend. Kjo vërtetohet edhe nga frekuentimi që është bërë nga qytetarët përgjatë 2017-së. Nga një rrënojë, Plazhi i Spillesë është kthyer ndër plazhet më të kërkuara nga shqiptarë dhe të huaj. Janë më shumë se 20 mijë pushues në vit, që frekuentojnë Plazhin e Spillesë, falë këtyre ndërhyrjeve të bëra në 2 vitet e fundit"., -shkruan ai.

Përmes një njoftimi për mediat, prokuroria e Kavajës ka bërë me dije ditën e sotme se ka shkatërruar një grup të madh abuzuesish me pronat publike në Spille.

Gjykata ka vendosur që për disa zyrtarë të vendosë masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa ka shpallur në kërkim edhe një biznesmen të njohur, i cili ka përfituar disa prona në mënyrë abuzive.
Shtuar më 20/02/2018, ora 20:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori