I binin ziles para se të hynin për të vjedhur, çudia me hajdutët shqiptarë
Pëlqej
Dy shqiptarë janë arrestuar në Greqi pasi akuzohen për vjedhjen e rreth 10 shtëpive.

Shqiptarët e moshave 28 dhe 36 vjeç pas arrestimit kanë treguar edhe “mekanizmat” apo “stilet” që përdornin për të kryer grabitjet.

Fillimisht dy të rinjtë mundoheshin të gjenin shtëpi ku aktualisht nuk ndodhej kurrkush, por djemtë nuk “harronin” dhe ti binin ziles së dyerve, përpara se të hynin brenda për të vjedhur.

Djemve ju konfiskuan dy telefona si dhe mjeti me të cilin transportonin vjedhjet. /albeu.com/
Shtuar më 13/07/2018, ora 23:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori