I bëri reklamën Gulf-it, fansat i kërkojnë një nder Bes Kallakut (VIDEO + FOTO)
Pëlqej
Pasi mashtroi mijëra qytetarë shqiptarë duke i shitur tollona nafte të ARMO-s, kompania e njohur e karburanteve "Gulf" është zhdukur papritur nga tregu.

Një nga personazhet kryesorë që reklamoi dendur këtë kompani është edhe aktori Bes Kallaku, i cili edhe vetëm dy ditë para zhdukjes nga tregu të kompanisë ishte akoma imazhi i saj.

Në mjaft raste, Besi ka promovuar produktet e kompanisë tek ndjekësit e tij.

Ata kanë reaguar të zhgënjyer duke kërkuar nga Besi edhe lekët që kanë shpenzuar në këtë kompani.

Madje njëri prej komentuesve i ka shkruar se ka paguar paratë për 500 litra tollon por nuk e ka marrë naftën, duke i kërkuar Besit që ti gjejë ndonjë mik t'ja kthejë lekët. /albeu.com/
I bëri reklamën Gulf-it, fansat i kërkojnë një nder Bes Kallakut (VIDEO + FOTO)

Shtuar më 20/04/2018, ora 23:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori