I bëri kërdinë durrsakëve, kapet "skifteri" 30 vjeçar
Policia e Durrësit ka arrestuar një 30-vjeçar pasi dyshohet se ka kryer një sërë vjedhjesh në Durrës.

Blutë kanë kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit D. M., shtetasin Xh. Y., 30 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autori i dyshuar i disa vjedhjeve të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Durrësit, konkretisht:

Më datë 10.09.2020">2020, në lagjen nr. 7, Durrës, dyshohet se ka vjedhur orendi shtëpiake në banesën e shtetasit S. V.;

Më datë 14.09.2020">2020, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur një aparat celular shtetasit P. U.;

Më datë 17.09.2020">2020, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur një aparat celular shtetases R. A.;

Më datë 18.09.2020">2020, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular shtetases B. R.;

Më datë 06.10.2020">2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në lokalin e shtetases A. S., shumën 30.000 lekë;

Më datë 19.10.2020">2020, në lagjen nr. 7, Durrës, dyshohet se ka vjedhur disa artikuj në supermarketin e shtetasit A. B.;

Më datë 26.10.2020">2020, në lagjen nr. 3, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur shtetases E. Rr., çantën ku kishte 30.000 lekë dhe sendet personale;

Më datë 02.11.2020">2020, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se ka vjedhur disa objekte në ambientet e një shkolle.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, në ngarkim të shtetasit Xh. Y., për veprën penale “Vjedhja”.
Shtuar më 08/11/2020, ora 10:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori