I arrestuan djalin, qytetarja në Astir humb ndjenjat (VIDEO)
Banorët e zonës së Astirit vijojnë të protestojnë kundër projektit të Unazës së Madhe që parashikon prishjen e qindra banesave në këtë zonë.

Së fundmi një zonjë ka humbur ndjenjat për shkak se djali i saj është shoqëruar mbrëmjen e djeshme në komisariatin numër 6 në kryeqytet.

Bëhet fjalë për të ëmën e shtetasin Dorian Protoduari, i cili është një nga të rinjtë që iu ka prirë protestave.

Nuk dihet ende nëse personat që janë shoqëruar do të mbahen gjatë në ambientet e policisë, apo do të mjaftohen me një procedim ndaj tyre. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2018, ora 10:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori